Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Syri TV/ Ish-Prefektes së Fierit i komunikohet nga SPAK pezullimi nga detyra, ja për çfarë po hetohet

Syri TV/ Ish-Prefektes së Fierit i komunikohet nga SPAK pezullimi nga detyra, ja për çfarë po hetohet

17:08, 18/03/2024
A+ Aa A-

Ish-prefektja e Qarkut Fier, njëherësh ish-kreybashkiake e Patosit, Rajmonda Balilaj, u paraqit të hënën në SPAK, ku iu komunikua masa e pezullimit nga detyra. Ajo po hetohet për shkelje barazie në tendera kur drejtonte Bashkinë e Patosit. Zyrtarja pretendoi se nuk kishte dijeni për shkeljen e këtyre procedurave dhe në të njëjtën kohë se ishte e gatshme të ballafaqohej me drejtësinë.

Prefektja e pezulluar e Qarkut Fier njëherësh ish-kryetare e Bashkisë së Patosit Rajmonda Balilaj u paraqit të hënën në SPAK, ku iu komunikua masa e pezullimit nga detyra. Masa erdhi pasi në kohën kur drejtoi Bashkinë, ka kryer shkelje për dhënien e dy tenderave në kundërshtim me ligjin. Zyrtarja tha se nuk mbante mend ç’kishte firmosur dhe nuk e konsideroi të pazakontë që kompania e paracaktuar në dy tendera “Genti 001”, kishte marrë pjesë në 32 procedura prokurorimi.

Balilaj pretendoi se nuk kishte dijeni për shkeljen e këtyre procedurave dhe në të njëjtën kohë se ishte e gatshme të ballafaqohej me drejtësinë.

Rajmonda Baliaj nuk mori pjesë në seancën e vlerësimit të masave disa ditë më parë pasi ndodhej jashtë vendit. Lidhur me akuzat e ngritura nga SPAK, bëhet fjalë për tenderin me vlerë 6.7 milion lekë që firma "Genti 001' u shpall fituese e paracaktuar. Ndërtimi emergjent i murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, thotë SPAK u favorizua nga Balilaj nëpërmjet punonjësve të Bashkisë, duke marrë hapat për të legjitimuar anulimin e procedurës së tenderimit. Kjo sipas prokurorisë për të mos u shpallur fitues operatori tjetër pasi nxirrte zbuluar punimet e kryera nga operatori i paracaktuar për të fituar garën.

Tenderi i dytë i fituar me paracaktim nga ‘Genti 001' kap vlerën 8.6 mln lekë, për ndërtimin emergjent të murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, në vlerën 8,634,380.435 lekë. Sipas SPAK Balilaj është shfaqur në një kronikë të një televizioni lokal të Fierit, duke njoftuar fillimin e punimeve ndërkohë që shpallja e fituesit është bërë realisht 10 ditë më vonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco