Jepet masa e sigurisë për ish-drejtorin e Hipotekës Gjirokastër

Jepet masa e sigurisë për ish-drejtorin e Hipotekës Gjirokastër

15:25, 02/03/2024
A+ Aa A-

Arrest me burg për ish-drejtorin e Hipotekës Gjirokastër, Florion Taçi. Masa e arrestit është dhënë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Ai dhe bashkëpunëtori i tij Alban Memishaj akuzohen  për falsifikim dokumentesh të disa pronave duke përdorur vulën e një subjekti të pa licensuar nga organet kompetente.

Provat shkresore e materiale të servirura nga prokurori Frëngu kanë qenë të rënda pasi Taçi dhe Memisha të dy së bashku kanë cënuar sistemin kombëtar të Kadastrës duke dhënë çertifikata pronësore në qindra raste për pasuri të ndryshme të paluajtshme.

Pas paraqitjes së provave nga prokurori Frengu, avokatet Piro Boboli për Florian Taçin dhe Arben Pasho për Alban Memishen patën kërkuar arrest shtëpie. Ndërsa pas pretendimeve të avokatëve mbrojtës, gjyqtarja Enkelejda Selmanaj është tërhequr duke dhënë me pas vendimin që le në burg pa afat ish kreun e Kadastrës Florian Taçi dhe bashkëpunëtorin e tij Alban Memishaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco