SYRI TV/ Evazion fiskal me dëm rreth 200 mln euro, SPAK hetime të përbashkëta me EPPO

15:25, 01/03/2024
A+ Aa A-

Zyra e Prokurorit Publik Europian ka ndërmarrë një operacion për për goditjen e  një bandë të strukturuar kriminale, që akuzohet për evazion fiskal me dëm rreth 195 milionë euro.  Në kuadër të këtij operacioni ku është angazhuar dhe spak me policinë shqiptare kanë përfunduar në pranga 14 persona në 17 vende të ndryshme të botës.

SYRI TV

SPAK, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik Europian (EPPO), ka  marrë pjesë një operacionin për goditjen e  një bandë të strukturuar kriminale, që akuzohet për evazion fiskal me dëm rreth 195 milionë euro.

Në kuadër të këtij operacioni kanë përfunduar në pranga 14 persona në 17 vende të ndryeshme të botës.

Sipas njoftimit të SPAK Gjatë kontrolleve, forcat e rendit sekuestruan sasi të mëdha telefonash inteligjentë, me vlerë më shumë se 15.3 milionë euro, si dhe një jaht me vlerë 3 milionë euro dhe 1.2 milionë euro para të gatshme dhe kriptomonedha. Janë sekuestruar disa makina, duke përfshirë një Rolls-Royce, një BMË dhe një Range Rover. Në banesat e të dyshuarve janë gjetur edhe stoli, ora luksoze dhe 2.5 kg ar.

Sa i përket Shqipërisë SPAK bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka kryer 5 kontrolle ambientesh, nga të cilat janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektronike (aparate telefonike, laptop, si dhe USB/HDD), janë marrë në pyetje shtetas të ndryshëm, si dhe janë siguruar të gjitha provat materiale që subjektet në hetim kanë kryer në Shqipëri.

Çështja është një mashtrim i dyshuar i TVSH-së – një skemë komplekse kriminale që përfiton nga rregullat e BE-së për transaksionet ndërkufitare ndërmjet shteteve të saj anëtare pasi këto janë të përjashtuara nga tatimi mbi vlerën e shtuar.  Kompanitë e përfshira në këtë skemë mashtrimi janë kryesisht në Gjermani dhe Honk kong teksa kishin depërtuar në tregtinë online dhe të kujdesit shendetësor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco