Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

ILD kërkesë KLGJ: Të shkarkohet nga detyra gjyqtari i Vlorës Hektor Sinanaj! Ka konflikt interesi

ILD kërkesë KLGJ: Të shkarkohet nga detyra gjyqtari i Vlorës Hektor Sinanaj! Ka konflikt interesi

08:46, 16/02/2024
A+ Aa A-

Inspektori i Larte i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin nga detyra te gjyqtarit të Vlorës, Hektor Sinanaj për konflikt interesi. 

“Nga hetimi disiplinor rezulton se nga ana e magjistratit, janë ndërmarrë veprime që përbëjnë një mospërmbushje të rregullt të detyrës, në shkelje të rregullave të papajtueshëmërisë, në kushtet e konfliktit të interesit si dhe në përdorimin e statusit të magjistratit me qëllim krijimin e përfitimeve për të tjerët si dhe në shkelje të parimit të garantimit të besimit të publikut tek drejtësia”, thuhet ne raportin që Artur Metani i ka dorëzuar qeverisë së gjyqësorit.

Nga hetimi rezulton se Sinanaj ka në pronësi një godinë përpara gjykatës, ambientet e së cilës ua kishte dhënë me qira disa avokatëve, me të cilët ka zhvilluar procese gjyqësore, në disa raste edhe i ka caktuar kryesisht.

Hektor Sinanaj paraqiti me datë 5 janar 2024 kërkesë për dorëheqje pak përpara se të përballej me vettingun.

Më vonë ai dërgoi një tjetër shkresë institucioneve ku në permbajtje shprehej se kërkon revokimin e kërkesës për dorëheqje me qëllim të verifikimit të plotë të figurës nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit./BW

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco