Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Prokuroria nuk lejon varrosjen e Arben Lleshit: Kontaktoni çdo familjar

Prokuroria nuk lejon varrosjen e Arben Lleshit: Kontaktoni çdo familjar

12:08, 06/02/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Elbasanit i është përgjigjur një kërkese të Institutit të Mjekësisë Ligjore për lejimin e varrosjes së Arben Lleshit, të ekzekutuar më 15 dhjetor brenda burgut të Peqinit.  Kur po mbushen dy muaj nga vrasja e të dënuarit përjetë, asnjë nga familjarët e të ndjerit nuk është paraqitur për të tërhequr trupin dhe bërë ceremoninë e varrimit.

Në këto kushte, IML iu drejtua prokurorisë që t’i jepte aprovimin që varrimi të bëhej prej saj.

Por organi i akuzës në Elbasan, brenda një kohe të shkurtër përgjigjet se kjo nuk mund të aprovohet, ndonëse janë plotësuar afatet, pa iu krijuar bindja se asnjë prej familjarëve nuk ka shfaqur interes.

Në këtë pikë orienton IML që të sigurojë listën e familjarëve të të ndjerëve, bashkë me arsyetimin përkatës se përse nuk mund ta bëjnë varrimin, për t’i hapur rrugë më pas që të jetë vetë Instituti që me autorizimin e prokurorisë ta kryejë këtë veprim.  Në kërkesën e IML, bëjnë me dije burimet, parashtrohej fakti se ekspertiza mjeko-ligjore është kryer me kohë dhe vetëm rrethana e interesimit të familjarëve e ka lënë deri tani trupin në morg në kushte frigoriferike, teksa evidentohet edhe shqetësimi se në këtë institut ka mbingarkesë të ambienteve të dedikuara.

Arben Lleshi u ekzekutua në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë Peqin mesditën e 15 dhjetorit 2023, nga Sokol Mjacaj, teksa ngjarja pavarësisht se ka dyshime të ketë ndodhur për shkak se është porositur nga jashtë për motive hakmarrjeje, mbetet ende pa motiv.

Kjo për shkak se Mjacaj ka vijuar t’i qëndrojë deklarimeve të mëhershme duke mos pranuar të flasë për bashkëpunëtor apo porositës nëse ka patur të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco