Arrestohet biznesmeni i njohur, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Emri Pamje nga 'Skampini'

Arrestohet biznesmeni i njohur, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Emri

13:43, 19/05/2017
A+ Aa A-

Edhe pse në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kishte arritur që në biznes të ishte i suksesshëm.

Edmond Stafa, 51 vjeç, është arrestuar mbrëmjen e djeshme. Stafa, banues në Elbasan, është dënuar me 10 vjet burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike nga gjykata e Bergamos në Itali.

Stafa është pronar i hotel-bar-restorantit “Skampinit”, që ndodhet në zonën e Kalasë së Elbasanit, një vend i njohur në qytet.

Mësohet se 51-vjeçari është arrestuar në ambientet e lokalit të tij.

Pritet që Stafa të ekstradohet drejt Italisë, ku edhe është dënuar.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Saimir20/05/2017 19:09

Ti sekuestrojn lesht qe ka posht

Gezimi19/05/2017 13:45

Po pse thoni "prane kalase"? Ai e ka brenda ne kala lokalin. Po tani a do ja sekuestroje prokuroria?

Shto koment

Denonco