Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për sistemin TIMS

Aksident i rëndë në Belsh, kamioni përplas 61-vjeçaren

Aksident i rëndë në Belsh, kamioni përplas 61-vjeçaren

16:16, 25/01/2024
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Belsh. Mësohet se një kamion ka aksidentuar një grua.

Ngjarja ka ndodhur në një kthesë, në unazën e qytetit.

E lënduara e cila mësohet se nga aksidenti ka marrë plagë të rënda në këmbë, është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, fatmirësisht jashtë rrezikut.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak 

Në aksin rrugor "Cërrik-Belsh", kamioni që drejtohej nga shtetasi A. Ç., 48 vjeç, banues në Peqin, ka aksidentuar lehtë shtetasen D. T., 61 vjeçe (këmbësore), e cila po merr asistencë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Polici, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco