Vrasja e 18-vjeçarit në Kosovë, Avokati: Viktima u la në rrugë për disa orë

Vrasja e 18-vjeçarit në Kosovë, Avokati: Viktima u la në rrugë për disa orë

10:21, 23/01/2024
A+ Aa A-

Avokati Meshari Selimaj është shprehur se vrasja e 18-vjeçarit në Kosovë, pasi u godit me makinë dhe shufra hekuri nga dy adoleshentë, duhet cilësuar si vrasje e rëndë, sipas dispozitave të kodit penal.

Duke shpjeguar nenet e kodit penal, ai tha se prokurorët e gjyqtarët duhet ta kenë parasysh kur të ngrenë akuzat, se vrasje e rëndë cilësohet vrasja në mënyrë mizore dhe dinake, e njëjtë me atë të 18-vjeçarit.

Ai tha gjithashtu se vrasje e rëndë konsiderohet edhe ajo kur pasi autorët e kanë sulmuar viktimën keq, e lënë në vendngjarje dhe largohen pa u interesuar për gjendjen e tij, gjë që sipas tij ka ndodhur edhe në vrasjen e 18-vjeçarit në Kosovë.

“Është dispozita e kodit tonë penal, vrasje në mënyrë mizore dhe dinake. Ligjvënësit e kanë parë që kur viktima është rrahur dhe është lënë jashtë për orë të tëra.

Sipas kodit penal, vrasja mizore është që kur sulmuesit pasi e kanë goditur fortë viktimën, e kanë lënë në vend.

Pra pa e ditur nëse do të përmendet ai apo jo. Do të rrijë një orë, 2 orë, apo gjithë natën. Procedura për të mitur është procedurë shumë e shpejtë. Duhet të merren shpejt deklaratat dhe çështja të çohet për gjykim”, tha avokati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco