Kukës, tre burra të një familjeje rrahin fqinjin, ndërhyrja e Policisë parandalon vrasjen

Kukës, tre burra të një familjeje rrahin fqinjin, ndërhyrja e Policisë parandalon vrasjen

09:57, 31/12/2023
A+ Aa A-

Policia e Kukësit ka arritur të ndërhyjë në kohë për të parandaluar një krim në fshatin Shtamë, ku disa persona ishin përfshirë në një sherr të ashpër me njeri –tjetrin.

Nga ndërhyrja e shpejtë e Policisë u arrestuan personat e përfshirë në konflikt:  Durim Vata, 48 vjeç si dhe vëllai i tij, Safet Vata, 44 vjeç dhe i biri i Durimit, Julvan Vata, 20 vjeç, të gjithë banues në Shtamë.

Këta persona, pas një sherri me motive të dobëta me fqinjin e tyre, I.D, 53 vjeç, kanë shkuar në shtëpinë e tij ku e kanë kërcënuar me armë dhe më pas e kanë qëlluar me grushta.

Policia arriti t’u marrë armën gjysmë-automatike dhe t’u sekuestrojë 1 automjet dhe celularët e 3 të arrestuarve. Tashmë po vijojnë hetimet për përgjegjësinë penale të secilit prej të arrestuarve. Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.      

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco