Ndërron jetë në ambientet e një hoteli një person, dyshimet e para

Ndërron jetë në ambientet e një hoteli një person, dyshimet e para

10:38, 21/12/2023
A+ Aa A-

Një person ka ndërruar jetë në ambientet e një hoteli në Maliq paraditen e sotme.

Dyshohet se në hotel ka pasur rrjedhje gazi dhe viktima është asfiksuar.

Ai ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur në spital.

Policia në vendngjarja për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat.

Maliq/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë. Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco