VIDEO SYRI TV/ Gjykata lë në burg 52-vjeçarin që plagosi gruan, Jakup Shahu: Isha i nxehur

16:36, 25/05/2024
A+ Aa A-

Arrest në burg ka caktuar Gjykata e Tiranës për Jakup Shahun, që sulmoi me thikë duke e lënë në gjendje të rëndë bashkëshorten e tij Edlira Shahu. Ndaj 52-vjeçarit, që sapo kishte përfunduar dënimin për vrasje, është ngritur akuza e vrasjes së mbetur në tentativë për shkak të marrëdhënieve familjare. Shahu tha para gjykatës se nuk donte ta qëllonte të shoqen, por ishte i nxehur.

Nga SYRI TV

Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest ne burg për 52-vjeçarin Jakup Shahu, i dyshuar për veprën penale vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë. Ai plagosi me thikë në qafë dhe në trup bashkëshorten e tij Edlira Shahu. Në seancën për vlerësimin e masës, 52 vjaçari ka shprehur pendesë.

‘Nuk doja ta qëlloja, por u nxeha, e qëllova në debat e sipër’., tha ai para togave të zeza të dhomës penale të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të 23 majit. Organi i akuzës tha para gjykatës se Edlira Shahu është në gjendje të rëndë si pasojë e 3 goditjeve me thikë që ka marrë, njërën plagë e ka në qafë.

Çifti janë prindër të një fëmije, e cila nuk ka qenë në banesë kur ka ndodhur ngjarja. 52 vjeçari ka qenë i dënuar edhe me herët për vrasje ndërsa sapo kishte lënë qelinë. Ai qëlloi për vdekje në 2011, 28-vjeçarin Arjan Mejdani për motive xhelozie dhe u dënua me 13 vite burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco