Banorët e Lumit të Vlorës akuzojnë qeverinë për devijimin e lumit: Dëgjesa publike të falsifikuara, nuk jemi dakord

Banorët e Lumit të Vlorës akuzojnë qeverinë për devijimin e lumit: Dëgjesa publike të falsifikuara, nuk jemi dakord

15:23, 16/12/2023
A+ Aa A-

Banorët e Lumit të Vlorës sërish në protestë teksa kanë bllokuar rrugën për 1 orë sa i takon projektit të financuar nga FSHZH dhe KFV për marrjen e burimeve të ujit nga fshatrat e Labërisë dhe zhvendosjen drejt bregdetit.

Banorët kundërshtojnë projektin dhe i bëjnë thirrje qeverisë të ndërpresë punimet. Ky projekt sipas tyre do lërë gjithë zonën pa ujë dhe është tendencioze.

Banorët akuzojnë se Labëria po thahet pasi uji po shkon drejt resorteve të Palasës e Dhërmiut. Protesta e tyre do vijojë deri në ndërhyrje tek ky projekt.

Teksa shtojnë se është turp që ende asnjë përfaqësues i pushtetit nuk ka ardhur të konsultohet me ta. “Nuk jemi dakord e nuk kemi qenë kurrë, nuk dimë se kush ka firmosur për dëgjesa publike”– thonë ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco