Lajmi i fundit

Ngjarja horror në Shkodër, fëmija e gjetur është vajza e dytë

Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Emigracionit në Korçë

Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Emigracionit në Korçë

14:39, 16/12/2023
A+ Aa A-

Ministria e Brendshme ka bërë ndryshime tek zyrtarët e saj në kufijtë e vendit, duke e dërguar Drejtorin e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Korçë, Fatmir Hoxhën në një post tjetër. 

Fatmir Hoxha, që e mbante prej dy vjetësh këtë detyrë, u emërua në Sektorin e Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Drejtorinë e Tiranës dhe në vend të tij është caktuar Idajet Hoxha, i ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Ndryshimi i drejtorit të Kufirit në Korçë bëhet pak ditë para festave të fundvitit, kur shtohet fluksi i punës në kufi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco