Iu gjetën qindra doza kanabisi në mjet dhe banesë, pranga 20-vjeçarit! Drogën do e shiste në…

Iu gjetën qindra doza kanabisi në mjet dhe banesë, pranga 20-vjeçarit! Drogën do e shiste në…

08:42, 13/12/2023
A+ Aa A-

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, pasi iu zbuluan qindra doza kanabisi.

Droga u gjet në automjetin që drejtontei riu me iniciale D. B., banues në Berat dhe në banesën e tij.

Kanabisi ishte ndarë në qindra doza, për t’i shitur në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.

Njoftimi i policisë:

Goditje të njëpasnjëshme në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kundër veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar që posedonte qindra doza cannabisi, në automjet dhe në banesë, me qëllim shitjen në qytetin e Beratit.

Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndëve narkotike, rast për të cilin u vu në pranga shtetasi D. B., 20 vjeç, banues në Berat.

Nga kontrollet në automjetin që drejtonte 20-vjeçari dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale sasi të lëndës narkotike cannabis sativa, të ndara në qindra doza, për t’i shitur në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco