Letra nga burgu/ Të burgosurit lajmërojnë grevë urie

Letra nga burgu/ Të burgosurit lajmërojnë grevë urie

22:04, 12/12/2023
A+ Aa A-

Në Burgun e Peqinit të dënuarit janë duke u përgatitur për grevë urie, sipas praktikës së grevës së urisë të orientuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Drejtuesit kanë refuzuar kërkesën e tyre për grevë, kurse nga ana tjetër të burgosurit kanë zbardhur disa pika që i çojnë drejt vendimit ekstrem, raporton Ora News. 

Në kërkesat e zbardhura kërkohet që ajo pjesë e të dënuarve që kanë shlyer 3/5 e dënimit të kenë të drejtën e lirimit me kusht kurse ata që kanë kryer 1/3 e dënimit të marrin leje shpërblyese.

Të burgosurit shprehen se dhe sipas praktikës së BE-së, ata të dënuar me burgim të përjetshëm që kanë kryer 20 vite burg, të kenë të drejtën për tu liruar. 

Në letrën e dërguar të dënuarit shprehen se pavarësisht fajeve që kanë bërë, qëllimi është rehabilitimi dhe integrimi në shoqëri dhe jo ajo që po ndodh që sipas tyre është “ndëshkim fizik dhe psikologjik” duke u trajtuar jo si çdo i dënuar në vendet e zhvilluara.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco