SYRI TV/ Kurbin, polici i 'Shqiponjave' bie në pritë?- Efektivi: Dy persona më kërcënuan

14:43, 12/12/2023
A+ Aa A-

Një polic i Kurbinit ka ngritur në alarm kolegët e tij pasi ai ka deklaruar se është kërcënuar dhe i është bërë pritë në rrugë. Dhurim Metko pretendon se persona të paidentifikuar i kanë ndërprerë rrugën dhe më pas kanë qëlluar edhe në ajër me armë zjarri. Por në vendin ku pretendon polici se i është bërë pritë nuk është gjetur asnjë gjurmë. Ndërkohë kanë filluar hetimet pasi dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar nga efektivi i policisë.

Nga SYRI TV

Një efektiv i forcave “Shqiponja” i identifikuar si Dhurim Metko në Kurbin, ka pretenduar se i është bërë pritë gjatë natës nga dy persona të maskuar.

Rreth orës 21 të mbrëmjes së të hënës teksa efektivi ka dalë nga banesa e tij dhe ka marrë mjetin privat, sapo ka dalë në rrugën e Sanxhakut, 2 persona të maskuar me një mjet Fouristrada, i kanë bërë pritë dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, sipas deklaratës së efektivit të policisë edhe ky i fundit ka qëlluar me armën e shërbimit për t’iu kundërpërgjigjur.

Më tej ai ka shtuar se për shkak të errësirës nuk ka mundur dot t’i identifikojë autorët dhe as të shohë se në çfarë drejtimi ikën.

Menjëherë pas denoncimit në komisariat policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, por deri më tani nuk ka asnjë provë për të faktuar deklaratën e efektivit. Nga ana tjetër vetëm disa gërvishtje ka pësuar mjeti i efektivit.

Për shkak se ky i fundit ka qëlluar me armën e shërbimit në ajër, grupi hetimor në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Mbikqyrjes Policore ka hapur 2 pista hetimi, ajo e një prite të mundshme për shkak të detyrës, po nuk përjashtohet as mundësia e inskenimit, kjo e fundit për shkak se efektivi më herët nuk ka pasur asnjë detaj dyshues apo kërcënimi dhe për shkak se në vendin e ngjarjes nuk është konstatuar asnjë provë për të vërtetuar denoncimin e efektivit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco