‘U sulmova nga njerëz të maskuar’, AMP nis hetim për policin, dyshohet për dëshmi të rremë

‘U sulmova nga njerëz të maskuar’, AMP nis hetim për policin, dyshohet për dëshmi të rremë

12:11, 12/12/2023
A+ Aa A-

AMP ka nisur një hetim për policin 23-vjeçar Dhurim Metkon. Hetimet po kryhen për kallëzim të rreme dhe po ashtu po i verifikohet rekrutimi ne polici, rezultat e punës si dhe lidhjet e tij.

Ky hetim po realizohet pasi ditën e sotme fillimisht u raportua se kishte të shtëna me armë zjarri në qytetin e Laçit, ku ishte përfshirë ky polic.

Në fakt rezulton të jetë një denoncim nga një punonjës policie i bërë mbrëmjen e djeshme në komisariat se gjatë natës dy persona të maskuar dhe të armatosur i kanë dalë përpara dhe se ata kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Ende nuk dihet vendi ku kanë ndodhur të shtënat, ndërsa dy janë pistat për të cilat po hetohet ngjarja.

E para pistë, lidhet me dëshminë e punonjësit të policisë dhe e dyta, dyshohet për një inskenim të ngjarjes nga ana e efektivit.

Në dëshminë e tij, punonjësi i policisë thotë se ka qenë të maskuar dhe se nuk ka arritur t’i njohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco