Plagosja me armë në Guci të Shkodrës

Plagosja me armë në Guci të Shkodrës

16:58, 08/12/2023
A+ Aa A-

Një plagosje me armë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guci, ku ka mbetur i plagosur me një person në këmbë, ende i paidentifikuar.

Sipas policisë, ngjarja është aksidentale pasi është plagosur nga një plumb qorr. Ndërkohë vijojnë hetimet, ndërsa i lënduari ndodhet në spital.

Policia e Shkodrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, I cili dyshohet se është plagosur  me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco