55-vjeçari mashtroi  një grua dhe i mori 2 mijë euro pas komunikimeve në rrjete sociale

55-vjeçari mashtroi një grua dhe i mori 2 mijë euro pas komunikimeve në rrjete sociale

13:54, 08/12/2023
A+ Aa A-

Një 55-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për mashtrim, ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës. Shtetasi F. K akuzohet se ka mashtruar një 63-vjeçareje në rrjetet sociale dhe i ka marrë asaj 2 mijë euro.

Vijon puna hetimore për identifikimin e shtetasve të përfshirë në këtë rast mashtrimi.

Njoftimi i policise:

Gjirokastër/Vijon operacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”.

Ishte shpallur në kërkim pasi i mori 2000 euro, një 63-vjeçareje, duke e mashtruar në komunikimet në rrjetet sociale, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

K., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se ky shtetas, më datë 13.09.2023, ka përfituar 2000 euro nga një shtetase 63 vjeçe, duke e mashtruar në komunikimet në rrjetet sociale.     

Vijon puna hetimore për identifikimin e shtetasve të përfshirë në këtë rast mashtrimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco