Vrasja e Liridonës/ Gazetari: Naim Murseli e pranoi fillimisht vrasjen, duhet gjendur origjina e armës

20:24, 07/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari Labinot Lepashtica i ftuar në edicionin e mbrëmjes me Armela Ferkon në Syri Tv ka sjell detaje të reja sa i përket ngjares së rëndë të ndodhur ditë më parë në Kosovë në lidhje me vrasjen e Liridona Ademaj, të dyshuar të porositur nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Lepashtica ka treguar se Murseli në deklaratën e policisë fillimisht e ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij dhe pas 48 orëve është tërhequr.

Ai shprehet se për të pasur një hetim më të saktë duhet të gjendet personi që e posedon armën me të cilën autori kreu vrasjen.

“Sipas dosjes së prokurorisë rezulton që armën i dyshuari Naim Murseli ja ka vënë në dispozicion Granit plavës i cili dyshohet se e ka kryer vrasjen. Nuk kemi të dhëna se kush ja ka siguruar vrasjen Naim Murselit dhe kosideroj që kjo është një çështje që duhet të zbulohet dhe më pas mundet të na hapë dhe pista të tjera të hetimit.

Naim Murseli fillimisht e ka pranuar porositjen e vrasjes së gruas së tij gjatë deklarimit të tij në polici, prokurori, ç’ka rezulton më pas që në seancën e mbajtur në caktimin e masës së sigurisë ai nuk e ka pranuar, pra kemi pasur një tërheqje. Kjo na bën të mendojmë që gjatë kësaj periudhe, 48-orëshi i ndalimit, ka pasur një ndryshik të strategjisë së mbrojtjes.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco