Kapet shqiptari mes 600 rrënjësh kanabis në Gjermani

Kapet shqiptari mes 600 rrënjësh kanabis në Gjermani

19:51, 07/12/2023
A+ Aa A-

Policia gjermane vuri në pranga një shtetas shqiptar pasi në banesën që kishte marrë me qira kishte kultivuar rreth 600 rrënjë kanabis sative.

Operacioni u policisë u zhvillua në qytetin e Recklinghausen kur policia u njoftua nga fqinjët për aromën e kanabisit që ndihej nga shtëpia e shqiptarit.

Sipas mediave gjermane banesa ishte përshtatur për rritjen e kanabisit, ndërsa xhamat e dritareve ishin mbuluar për të fshehur aktivitetin ilegal.

Sakaq, mësohet se bimët ishin thuajse gati për korrje, ndërsa hetimet e mëtejshme vijojnë për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco