2 kg kokainë e mijëra euro, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

2 kg kokainë e mijëra euro, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

16:43, 07/12/2023
A+ Aa A-

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, ndërkohë që u janë sekuestruar rreth 2 kilogramë kokainë dhe rreth 4 mijë euro.

Rreth gjysmë kilogrami lëndë narkotike u gjet në fundin e rremë të një makine, e bllokuar nga oficerët në kabinën e pagesës ‘Alessandria East’, pasi skuadra zbuluese kishte monitoruar një kalim të mundshëm droge.

Megjithatë, me sa duket, në automjet kishte vetëm një kuti këpucësh bosh, por hetimet e mëtejshme zbuluan vendin e fshehjes së lëndës narkotike.

Një kilogram e 300 gramë kokainë u gjet në një garazh në qendër të Alessandria, pasi kontrolli i shtëpisë kishte dhënë rezultate negative. Raportohet se, në pranga kanë rënë dy persona me kombësi shqiptare 36 dhe 33 vjeç, pa precedentë penalë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco