Kërkuan masë më të butë sigurie, GJKKO vendos për kërkesën e dy të akuzuarve për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoji

Kërkuan masë më të butë sigurie, GJKKO vendos për kërkesën e dy të akuzuarve për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoji

15:35, 07/12/2023
A+ Aa A-

Dy prej të akuzuarve për përfshirjen në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, janë lënë prapa hekurave nga ana e Gjykatës së Posaçme.

Julian Pjetri dhe Genti Nderjaku kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, por GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e 21 korrikut, atë të “arresti me burg”.

“Në seancën gjyqësor të datës 07.12.2023 prokuroria kërkoi vazhdimin e masave të sigurimit, ndërsa personat nën hetim J.P dhe G.N kërkuan zëvendësimin e masës së sigurimit me një masë më të butë”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Nderjaku, Pjetri dhe tre persona të tjerë u arrestuan më 20 janar të këtij viti, ndërsa katër të tjerë u shpallën në kërkim, pasi dyshohet se janë përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji në 1 në nëntor të vitit 2019. Kur kanë kaluar më shumë se tre vite nga atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja dhe një personazhi të njohur të botës së krimit I njohur si Rrumi i Shijakut, ku të dy mbetën të plagosur, ndërsa shoferi Andi Maloku humbi jetën, SPAK dhe policia në bazë të dëshmive dhe përgjimeve të personave të implikuar në këtë vrasje arriti të zbardhë ngjarjen duke identifikuar porositësit, ekzekutorët dhe bashkëpunëtorët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco