Vrau dhëndrin pas sherrit për kujdestarinë e fëmijëve, burg përjetë për Mexhit Picarin. Ja sa vite për të bijën

Vrau dhëndrin pas sherrit për kujdestarinë e fëmijëve, burg përjetë për Mexhit Picarin. Ja sa vite për të bijën

13:55, 07/12/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Mexhit Picarin dhe të bijën Dhurata Saliaj të cilët akuzohen për vrasjen e Kudret Saliajt.

Mësohet Gjykata ka vendosur dënimin me burgim te përjetshëm për Mexhit Picarin, ndërsa e bija, Dhurata Saliaj, u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim.

Kjo e fundit akuzohet për krijim të kushteve për të kryer vrasjen. Për Saliajn gjykata rrëzoi akuzën për bashkëpunim në vrasje.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2021, ndërsa si pasojë e përplasjeve u plagos edhe avokati Adriatik Cama.

Çifti Dhurata e Kudret Saliaj, ishin në proces divorci për shkak se kishin mosmarrëveshje, kur ndodhi krimi i rëndë në muajin qershor të 2021.

Viktima, Kudret Saliaj mbërriti në një lokal pranë gjykatës së Tiranës, ku priste të zhvillohej seanca e radhës për divorcin dhe ndodhej në praninë e avokatit të tij si dhe një punonjëseje sociale.

Vjehrri i tij Mexhit Picari pasi e vëzhgoi bashkë me të bijën Dhurata Saliaj, e qëlloi për vdekje dhëndrin, teksa në ngjarje mbeti i plagosur edhe avokati Adriatik Cami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco