FOTO/ Ekzekutimi i Elton Javorit: Ja makina me të cilën u largua autori

FOTO/ Ekzekutimi i Elton Javorit: Ja makina me të cilën u largua autori

12:59, 07/12/2023
A+ Aa A-

SYRI TV siguron foto të makinës me të cilën u largua autori i vrasjes së Elton Javorit. Vrasja ndodhi rreth orës 11:00 në lagjen ‘16 prilli’ në Fier.

Makina është tip benz "E class coupe' me targa shqiptare e prodhimit pas vitit 2011 me ngjyrë të errët. Vlera në treg e kësaj makine është 12- 15 mijë euro

Policia thotë se ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij.

Ka raportime të pakonfirmuara se 41-vjeçari dyshohet se u vra me pistoletë pas një krushqie të prishur.

41-vjeçari i ekzekutuar ditën e sotme është nipi i Demir Backës. Kështu bën me dije Klan News.

Kujtojmë se Demir Backa u vra në një atentat më 23 tetor të vitit 2021 pranë një qendre tregtare në Fier.

Backa është vëllai i një ish-anëtari të bandës së Fierit, i vrarë në 1997, Medi Backa. Ky i fundit u vra në masakrën e Levanit bashkë me 23 persona të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco