VIDEO/ Elton Javori u vra në makinën e tij Porsche, fqinjët: Ishte djalë i mrekullueshëm

12:25, 07/12/2023
A+ Aa A-

Një prej fqinjëve të 41-vjeçarit të ndjerë, Elton Javori, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri paraditen e sotme, thotë se ai nuk ishte person problematik.

“E njoh pasi jemi rritur me ta. Ky djali ka qenë i mrekullueshëm, i edukuar. Nga i erdhi Zoti e di. Nuk dëgjova krisma armësh. Sa dola nga shtëpia, dëgjova që u vra. Kye  ka familjen këtu. Vëllezërit i ka në Gjermani," tha ai.

Elton Javori, 41-vjeç, mbeti i vrarë me armë zjarri në makinën e tij Porsche paraditen e kësaj të enjteje në Fier.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:00 në lagjen “16 Prilli”, e njohur ndryshe si lagjia e Backallinjve, në rrethana momentalisht të paqarta.

Në një informacion zyrtar për mediat, policia e Fierit tha se ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco