EMRI/ FOTO/ Ja kush është autori i vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori

EMRI/ FOTO/ Ja kush është autori i vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori

12:16, 07/12/2023
A+ Aa A-

Për vrasjen në Fier mësohet se autor i krimit është shtetasi Agim Gashi, 35 vjeç, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Po ashtu mësohet se shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë kanë të bëjnë me motive të dobëta, pasi autori dhe viktima Elton Javori mësohet se kishin lidhje krushqie.

SYRI TV ka siguruar edhe foton e Agim Gashit, autorit të vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori paraditen e sotme në lagjen “16 prilli” të Fierit. Policia vijon kontrollet në akse të ndryshme të vendit për të bërë të mundur kapjen e 35-vjeçarit, i cili u largua menjëherë pasi ekzekutoi me armë zjarri Javorin.

Një prej fqinjëve të 41-vjeçarit, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri paraditen e sotme, thotë se ai nuk ishte person problematik.

“E njoh pasi jemi rritur me ta. Ky djali ka qenë i mrekullueshëm, i edukuar. Nga i erdhi, Zoti e di. Nuk dëgjova krisma armësh. Sa dola nga shtëpia, dëgjova që u vra. Ky ka familjen këtu. Vëllezërit i ka në Gjermani. Djalë i shoqëruar”, shprehet ai.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur kur viktima ka zbritur nga makina, gati 100 metra afër banesës ku jetonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco