EMRI/ Vrasja në Fier, identifikohet viktima, pamjet nga vendi i ngjarjes

11:28, 07/12/2023
A+ Aa A-

Elton Javori 41-vjeç mbeti i vrarë me armë zjarri paraditen e kësaj të enjteje në Fier.

Ngjarje e rëndë ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, në rrethana momentalisht të paqarta.

Në një informacion zyrtar për mediat, policia e Fierit tha se ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Motivet e kësaj vrasjeje për momentin nuk dihen. Raportohet se viktima ishte banor i lagjes.

“Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit”, sqaron policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco