Vrasjet e 2005-ës/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK-ut për pushimin e akuzave ndaj Dervishajt e Berishës

Vrasjet e 2005-ës/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK-ut për pushimin e akuzave ndaj Dervishajt e Berishës

10:35, 07/12/2023
A+ Aa A-

Gjyqtarja Flojera Davidhi ka vendosur ditën e djeshme të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK, duke vendosur pushimin e ndjekjes penale për Lulzim Berishën dhe ish-kunatin e tij Plaurent Dervishaj.

Pushimi i ndjekjes penale është bërë për rastin e vrasjes së Vajdin Lamajt dhe mikut të tij, Artan Arsi, ngjarje kjo e ndodhur në muajin shkurt 2015.

Njëherësh prokurorët e SPAK, kanë kërkuar shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” të marë në mungesë ndaj Berishës dhe Dervishaj.

Por me shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” nuk do të thotë që Berisha dhe Dervishaj ti shpëtojnë ndjekjes së policisë.

Kjo pasi të dy personazhet janë në kërkim dhe janë marrë të pandehur lidhur me ngjarjen e vrasjes së mikut të tyre, Klodian Saliu, ngjarje kjo e ndodhur në 25 shkurt 2005 në afërsi të Durrësit.

DOSJA E SPAKT-ut

"Në vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe mikut të tij Artan Arsin, nuk provohet të kenë marë pjesë dy personat nën hetim, Lulzim Berisha dhe ish-kunati i tij, Plaurent Dervishaj"-

Në këtë konkluzjon kanë dalë prokurorët e çështjes Altin Dumani dhe Alfred Shehu, të cilët përgjatë 3 viteve pasi kryer një seri veprimesh hetimore, nuk mundën të provonin implikimin e dy figurave kryesore të krimit në vrasjen e dyfishte me tritol të ndodhur në muajin Shkurt 2005 në Tiranë.

Nisur nga kjo situatë, pak ditë më parë prokuroria e posaçme SPAK, ka vendosur të kërkojë në gjykatë pushimin e ndjekjes penale për Dervishaj dhe Lulzim Berishën.

Tashmë për vrasjen e Lames akuzohen vetëm Emiliano Shullazi dhe Viktor Ymeri, të cilët janë marë të pandehur dhe vijon procesi gjyqësor.

Sipas dosjes hetimore dy personat u dyshuan si pjesëmarës në vrasjen e Vajdin Lamaj dhe Artan Arsit, pas dëshmisë së dhënë nga bashkëpuntori i SPAK, Luftar Reçi, i cili ka treguar se sasinë e tritolin të përdorur në vrasjen e Vajdin Lamaj, e ka montuar Joshko Çervenkovski në prezencë të Indrit Taullait, Lulzim Berishës, Plaurent Dervishaj dhe Luftar Rreçit.

Montimi i bombës sipas Reçit është bërë në shtëpinë e motrës së Lulzim Berishës ku më pas Indrit Taullai ia ka dorëzuar Emiljano Shullazit.

Vrasjen e Vajdin Lamajt, Reçi thotë se e ka mësuar nga media e menjëherë pas kësaj thotë se ka telefonuar Berishën, por ai i ka thënë se ndodhet në Turqi. Teksa shton se Viktor Ymeri kishte arritur të gjente një informator pranë Lamajt, duke marrë vesh se kur duhej bërë shpërthimi i minës nga Emiljano.

“…në vitin 2013, në burgun e Peqinit. Viktori me tha se ‘edhe kur u vra Vajdini, unë nga burgu i gjeta njeriun që e mbaroi punën e vrasjes së Vajdinit, se ata nuk ja kanë haberin…"-ka deklaruar Reçi.

Në këtë proces gjyqësor janë marrë të pandehur Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi dhe vetë Luftar Reçi.

Ndërsa ende nuk dihet statusi penal i personit maqedonasit Joshko Çervenkovskit, që u shfaq pak ditë më parë i rrethuar me policë në ambientet e gjykatës së posaçme SPAK./Oranews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco