Dhunonte gruan dhe mbante armë pa leje/ Burg për ish-drejtorin e burgut

Dhunonte gruan dhe mbante armë pa leje/ Burg për ish-drejtorin e burgut

10:35, 05/12/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Korçës lë në burg ish-drejtorin e burgut të Fushë Krujës, Durim Toska i cili u ndalua nga policia e Pogradecit me akuzën e dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje.

Në seancën e përcaktimit të masës së sigurisë, prokuroria kërkoi arrest me burg për 53-vjeçarin deri në përfundim të hetimeve, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Dy avokatët mbrojtës të Toskës kërkuan një masë sigurie më të lehtë me argumentin se 53-vjeçari nuk e kishte dhunuar bashkëshorten, por kishin patur një debat normal familjar.

Mësohet se edhe bashkëshortja ka tërhequr akuzën për dhunë në familje.

Sa i takon armës së gjetur nga policia gjatë kontrollit të banesës, Toska ka mohuar të ketë dijeni për ekzistencën e saj. Durim Toska u arrestua tre ditë më parë nga policia e Pogradecit, pas denoncimit të bashkëshortes për dhunë në familje.

Gjatë kontrollit të banesës policia gjeti dhe një pistoletë model cek, të cilën e mbante pa leje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco