Shqiptari zbret nga furgoni prej zhurmës, e përplas për vdekje makina

Shqiptari zbret nga furgoni prej zhurmës, e përplas për vdekje makina

10:27, 05/12/2023
A+ Aa A-

Një zhurmë e pazakontë nga furgoni me të cilin udhëtonte, i kushtoi jetën një shqiptari pasditen e së hënës në Itali.

La Repubblica shkruan se viktima është një 44-vjeçar, i cili banonte në Altamura. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30 të ditës së djeshme në dalje të Palo del Colle.

Shqiptari po kthehej nga puna së bashku me kolegët e tij, kur konstatuan një zhurmë nga furgoni me të cilin udhëtonin.

Ata ndaluan mjetin dhe shqiptari doli për të kontrolluar se çfarë nuk shkonte. Pikërisht në këtë moment, një automjet që vinte në të njëjtin drejtim, e përplasi për vdekje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco