Zbulohet baza ku furnizoheshin grupet kriminale, arrestohet pronari

Zbulohet baza ku furnizoheshin grupet kriminale, arrestohet pronari

10:18, 05/12/2023
A+ Aa A-

Policia e Lezhës ka zbuluar në Fushë-Kuqe një bazë ku furnizoheshin me mjete, grupe kriminale, me qëllim kryerjen e krimeve të rënda kundër personit.

Gjatë operacioni të policisë u sekuestrua një automjet me ndërhyrje në të për fshehje të dhënave, 5 motomjete dhe 4 palë targa të vjedhura në Shqipëri dhe Kosovë, sasi lënde plasëse me fitil zjarrpërcjellës, veshje për kamuflazh dhe sende të tjera që shërbenin për kryerjen e krimeve.

Në pranga është vënë pronari i banesës që shërbente si bazë, shtetasi Aleks Lulashi.

“Në fshatin Gorre, njësia administrative Fushë Kuqe, shërbimet e Policisë Kriminale të Lezhës dhe ato të FNSH Shkodër, kanë kryer kontrolle në një banesë të vjetër në pronësi të shtetasit Aleks Lulashi. Nga kontrollet në brendësi dhe përreth saj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-1 automjet tip “Mazda”, me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, për të pamundësuar përcaktimin e të dhënave të automjetit;

-5 motomjete me fuqi të lartë motorike, të dyshuar të vjedhur;

-4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë;

-400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës, e gatshme për shpërthim;

-Kapuçë si maska, doreza dhe skafanda motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale”, bëri me dije policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco