VIDEOLAJM/ Momenti kur makina me shpejtësi skëterrë përplas policin te vijat e bardha në Durrës

20:33, 01/12/2023
A+ Aa A-

Ky është momenti kur efektivi 20-vjeçar i policisë së Durrësit, Mariglen Allka është përplasur nga një makinë teksa po kalonte tek vijat e bardha para godinës së Drejtorisë së Policisë së Durrësit mbrëmjen e djeshme.

Në pamje shihet efektivi që kalon me kujdes njërën korsi te vijat e bardha, por nga krahu tjetër vjen makina me shpejtësi të lartë.

Mjeti drejtohej nga Antonio Frroku.

Efektivi e shikon që disa metra larg makinën që po vinte me shpejtësi dhe përpiqet të largohet, por ajo e përplas duke e spostuar disa metra në ajër. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35 në lagjen nr.8.

Efektivi Allka është nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Durrësit jashtë rrezikut përjetën, ndërsa shoferi Frroku rezultoi në gjendje të dehur teksa drejtonte makinën.

Në dëshminë e tij, Frroku ka thënë se po e drejtonte mjetin me shpejtësi për shkak se po transportonte me urgjencë në spital një të afërmin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco