Masakroi për vdekje me thikë vjehrrin, merr fund arratia për dhëndrin, vetëdorëzohet në Polici

Masakroi për vdekje me thikë vjehrrin, merr fund arratia për dhëndrin, vetëdorëzohet në Polici

18:25, 01/12/2023
A+ Aa A-

Është vetëdorëzuar në Polici, Edon Bujupi, i cili ishte në kërkim që nga e mërkura për vrasjen me thikë të vjehrrit të tij, 53-vjeç, Ali Kosova.

Ai pritet të merret në pyetje nga hetuesit policor ndërsa më pas prokurori pritet të vendos për masën e sigurisë ndaj tij.

Vrasja ndodhi të mërkurën mbrëma(29 Nëntor) në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë.

Në raportin e policisë ishte bërë e ditur se viktima nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku”, thuhej në raport.

LEXO EDHE: E rëndë! Dhëndri masakron me thikë vjehrrin e tij! Ja çfarë dyshohet (Emrat)

Sipas gazetës Sinjali, autori pak ditë më parë ishte raportuar i zhdukur dhe Policia kishte nisur hetimet për gjetjen e tij.

Bashkëshortja e tij, A.Kosova, më 24 nëntor kishte kërkuar ndihmën e Policisë, duke thënë se Edoni një natë më parë ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka asnjë informacion për të.

Mbrëmjen e 26 nëntorit, Edoni ishte paraqitur në stacion policor, ku është parë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka deklaruar se gjatë kohës që ishte raportuar i zhdukur, ka qëndruar në Prizren për qejf.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco