Vrasja e Liridona Murselit, në pranga 2 persona/ Një nga të arrestuarit, burri i saj

Vrasja e Liridona Murselit, në pranga 2 persona/ Një nga të arrestuarit, burri i saj

17:30, 01/12/2023
A+ Aa A-

Dy persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, gruas së Naim Murselit, këshilltarit të kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Lajmi.net mëson se njëri nga të arrestuarit është pikërisht burri i saj, Naim Murseli.

Arrestimin e dy personave e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Policia e Kosovës.

“Pas përfundimit të  ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar  lidhur me rastin e sipër shënuar. Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”, tha Ahmeti për lajmi.net.

Sipas dëshmive fillestare, në momentin e ndodhjes së ngjarjes, Murseli ishte bashkë me gruan e saj tanimë të ndjerë dhe dy fëmijët në veturë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco