Vrau fqinjin në derë të shtëpisë, shefi i komisariatit: Shkak i sherrit një kanalizim i ujërave të zeza

Vrau fqinjin në derë të shtëpisë, shefi i komisariatit: Shkak i sherrit një kanalizim i ujërave të zeza

16:13, 30/11/2023
A+ Aa A-

Shefi i komisariatit Oliger Torba, ka dhënë detaje mbi vrasjen e ndodhur sot në Laknas. Ai thotë se autori është arrestuar në banesë ndërsa shkak i sherrit që degradoi deri në vrasje ka qenë për shkak të një kanalizimi të ujërave të zeze.

“Autori i ngjarjes Maliq Marku u arrestua në banesën e tij si dhe është bërë dokumentimi i të gjithë ngjarjes. Rezulton që janë dy të dëmtuar.

Shefqet Hasa që ka ndërruar jetë dhe Besim Keça që ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk kanë pasur konflikte të mëparshme.

Çiften e kishte pa leje, u kap nga shërbimet e policisë në banesë. Shkak për sherrin bëhet fjalë për një kanalizim të ujërave të zeza.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco