VIDEO/ Banda e adoleshentëve terrorizon fshatrat e Kuçovës, pamjet kur vjedhin

18:32, 27/11/2023
A+ Aa A-

Një bandë adoleshentësh kanë terrorizuar fshatrat e Kuçovës, me vjedhjet e tyre.

Në një pamje të kamerave të sigurisë, duken minorenët që vjedhin në banesa në fshatin Drize të Kuçovës.

Katër të mitur janë proceduar në gjendje të lirë, pasi vodhën në bashkëpunim një biçikletë dhe një motor në tre banesa në Kuçovë.

Si njoftimit të policisë u identifikuan 4 shtetasit që shfaqeshin në video, të moshave 14 dhe 15 vjeç, dhe ndaj tyre nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshave.

Njoftimi i policisë/ Kuçovë

Vodhën gjatë natës, një motoçikletë dhe një biçikletë, në 3 banesa në fshatin Drizë, Policia identifikon 4 autorët, të cilët për shkak se janë të moshave 14 dhe 15 vjeç, u proceduan në gjendje të lirë.

Menjëherë pas publikimit të një video-je, në portalin "JOQ", në të cilën shfaqeshin 4 shtetas, të cilët gjatë natës, hynin në banesa për të vjedhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë organizuan punën për identifikimin dhe nxjerren përpara përgjegjësisë penale, të këtyre shtetasve.

Si rezultat, u identifikuan 4 shtetasit që shfaqeshin në video, të moshave 14 dhe 15 vjeç, dhe ndaj tyre nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshave.

Të miturit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë hyrë në 3 banesa aktualisht të pabanuara, në fshatin Drizë, ku kanë vjedhur 1 motoçikletë dhe 1 biçikletë, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast të tillë, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco