SYRI TV/ Dëmtohet rruga e fshatit Grudë e Re, banorët: Nuk i marrin parasysh ankesat tona

14:47, 27/11/2023
A+ Aa A-

Fshati Grudë e Re në Shkodër kërkon rikonstruksion të rrugës. Banorët shprehen se gjatë dimrit, rruga bëhet e vështirë për t`u qarkulluar për shkak të kushteve atmosferike. Ndaj kërkohet ndërhyrje për rehabilitimin e saj.

Nga SYRI TV

Banorët e fshatit Grudë e Re në njësinë administrative Rrethina, prej vitesh vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore.

Situata bëhet më e vështirë gjatë stinës së dimrit si shkak i reshjeve të shiut. Banorët tregojnë se gropat e shumta të krijuara përgjatë pothuajse gjithë aksit e vështirësojnë së tepërmi lëvizjen e tyre.

Banorët shprehen se pavarësisht shqetësimeve të ngritura ndër vite, institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për përmirësimin e infrastrukturës.

Qindra familje në fshatin Grudë e Re të njësisë administrative Rrethina në Shkodër presin që institucionet përgjegjëse të kujtohen për ta, pasi kanë më shumë se 30 vite që vuajnë mungesën e infrastrukturës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco