Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Aksi Fier-Patos, 1,5 km pa sinjalistikë, shoferët: Të vendoset ndriçim në rrugë

14:42, 27/11/2023
A+ Aa A-

Rreth 1.5 km rrugë në aksin Fier-Patos, është pa ndriçim dhe sinjalistikë. Për shkak të mungesës së elementëve të sigurisë, shpesh në këtë aks kanë ndodhur aksidente me pasoja të rënda, ndërsa i fundit ishte ai me plagosjen e pesë personave pak ditë më parë. Drejtuesit e mjeteve apelojnë për të marrë masa për pajisjen me sinjalistikë të këtij aksi rrugor.

Nga SYRI TV

Pjesa rrugore sapo kalon kthesën e Mbyetit dhe deri te kthesa e Patosit, afërsisht 1.5 km e gjatë është pa ndriçim, pa sinjalistikë, pa rampa mbrojtëse, rrugë e drejtë ku drejtues mjetesh abuzojnë e rrisin shpejtësinë duke u bërë protagonistë të disa aksidenteve rrugore me plagosje të rënda edhe me vdekje.

Drejtues mjetesh thonë se duhet ndërhyrje e menjëhershme prej autoriteteve për ndriçim, sinjalistikë.

Pjesa nga kthesa e Mbyetit deri te kthesa e Patosit, ndryshe nga qytetarët quhet edhe “rruga e vdekjes” e kjo për shkak se kanë ndodhur shumë aksidente me pasojë plagosje të rënda apo me vdekje. Vetëm një javë më parë u përplasën  dy mjete me pasojë plagosjen e 5 shtetasve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco