Zbardhen tre raste të vjedhjeve në Unazën e Re në Tiranë, procedohen penalisht tre të mitur dhe një grua

Zbardhen tre raste të vjedhjeve në Unazën e Re në Tiranë, procedohen penalisht tre të mitur dhe një grua

13:18, 27/11/2023
A+ Aa A-

Zbardhet tre raste të grabitjeve të ndodhura në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Sipas policisë autorët janë identifikuar dhe proceduar penalisht. Bëhet fjalë për tre të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç si edhe një 41-vjeçare banuese në Tiranë.

41-vjeçarja dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në rrugën “Foto Xhavella”.

3 të miturit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur produkte të ndryshme, në dy biznese në rrugën “Teodor Keko”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 3 të miturit.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco