Plagosja/ Erges Hoxha u afrua te makina dhe tentoi të vriste Muzhaqin

Plagosja/ Erges Hoxha u afrua te makina dhe tentoi të vriste Muzhaqin

10:49, 24/11/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me konfliktin e ndodhur të enjten në zonën e Vorës, ku mbetën të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me thikë.

Policia bën me dije se i plagosuri me armë zjarri Erges Hoxha, ka tentuar të vrasë me thikë një person që ndodhej brenda një automjeti.

Objektiv që 34-vjeçari donte të vriste është shtetasi 24-vjeçar, Kidi Muzhaqi. Ndërkohë që motivet e këtij konflikti nuk dihen ende nga autoritetet.

Në momentin që 24-vjeçari Muzhaqi goditet me thikë, vëllai i tij, oficeri i ushtrisë Ermal Muzhaqi, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur Hoxhën.

Policia ka bërë arrestimin e Erald Hoxhës dhe oficerit të ushtrisë si dhe ka sekuestruar armët e krimit dhe telefonat celularë të tyre.

NJOFTIMI ZYRTAR

‘Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në Vorë, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës ndaluan shtetasit:

- E. M., 27 vjeç dhe E. H., 34 vjeç, të dy banues në Vorë. 

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë ngjarje dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H. i është afruar automjetit me drejtues shtetasin E. M. dhe pasagjerë shtetasit K. M. dhe B. A., dhe për motive ende të paqarta, ka tentuar që të vrasë me thikë shtetasin K. M. Në këtë moment ka ndërhyrë drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M. (oficer ushtrie), i cili ka plagosur me armën e shërbimit, shtetasin E. H.       

Shtetasit K. M. dhe E. H. ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. 

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës thikë, të përdorura në këtë ngjarje, si dhe aparatet celulare të shtetasve të përfshirë.  

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco