Shiste kanabis në zona të ndryshme të Shkodrës, arrestohet 29-vjeçari

Shiste kanabis në zona të ndryshme të Shkodrës, arrestohet 29-vjeçari

10:20, 24/11/2023
A+ Aa A-

Një 29-vjeçar është arrestuar në Shkodër në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.

Françesk Malaj shiste doza kanabisi në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës, teksa u kap nga forca e policisë në lagjen “Dergut”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe qese faramaceutike për paketimin e tyre.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e 29-vjeçarit.

Operacioni për kapjen dhe arrestimin e tij u kruer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco