Mbante në çantë doza kokaine, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.

Mbante në çantë doza kokaine, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.

10:19, 24/11/2023
A+ Aa A-

Policia e shtetit në vijim ë operacionit Tempulli ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një 28 vjeçari.

Nga operacioni janë sekuestruar një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe një përforcues grushti.

Njoftimi:

Fier/Vijon megaoperacioni policor antidrogë, i koduar "Tempulli".

Mbante në çantë, doza kokaine, me qëllim shitjen në Levan, dhe një armë të ftohtë, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe një përforcues grushti.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast në këtë fushë, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi B. Ç., 28 vjeç, banues në Levan.

Nga kontrolli në çantën që mbante me vete 28-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje. Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një armë të ftohtë (përforcues grushti), që posedohej nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco