Avokatët  kërkuan shfuqizimin e masave të sigurisë ndaj Berishës, Apeli i GJKKO-së shtyn seancën

Avokatët kërkuan shfuqizimin e masave të sigurisë ndaj Berishës, Apeli i GJKKO-së shtyn seancën

09:43, 24/11/2023
A+ Aa A-

Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë seancën ndaj Sali Berishës, i cili ka kërkuar shfuqizimin e masave të sigurisë ndaj tij për çështjen “Partizani”.

Gjyqtarja Iliriana Olldashi, shtyu seancën ndaj ish-kryeministrit për në orën 14:00.

Seanca ndaj Berishës ishte planifikuar të zhvillohej në orën 09:00 të mëgjesit të sotëm.

Njoftimi i Gjykatës:

Duke iu përgjigjur interesit të lartë të medias dhe publikut, mbi zhvillimin e seancës gjyqësore të datës 24.11.2023, ora 09:00, mbi çështjen penale nr. 173 akti, datë 17.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 442, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konstatimin e humbjes së fuqisë së masave të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, informon se trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, urdhëroi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datë 24.11.2023, ora 14:00

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco