KAFE SHQETO/ Vjedhja e argjendarisë në Suharekë, gazetari Kafexhiu tregon detaje të reja nga ngjarja

09:08, 24/11/2023
A+ Aa A-

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është plagosur të mërkurën (22 nëntor) nga një grup grabitësish të maskuar dhe të armatosur në Komunën e Suharekës.

Nga videot e publikuara shihen disa persona të armatosur që hyjnë në argjendari ndërsa njëri prej tyre ruan me kallashnikov te dera.

Për të folur për këtë ngjarje dhe për të treguar detaje të reja ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit në SYRI.TV, KAFE SHQETO, gazetari Muharrem Kafexhiu.

Kafexhiu u shpreh se tashmë janë marrë masa për kapjen e këtij grupi grabitës i cili me shumë gjasa mund të kenë kryer grabitje dhe në vende të tjera.

Gazetari shtoi gjithashtu se është marrë dhe vendimi për ngritjen e “Unazës së çeliktë’ një operacion policor që detyron secilën patrullë të gatshme të merret vetëm me rastin konkret.

Kafexhiu: Ky është problemi në njërën anë po thuhet se grabitësit janë profesionist ndërsa pronari ka deklaruar që në bazë të theksit ata kanë qenë lokal sepse për Kosovë, rajoni i Suharkës, Prizereni dhe vendlindjes sime Rahoveci është lehtë i dallueshëm.

Pra nëse ata kanë qenë lokal pra operojnë në atë rajon dhe në njërën anë është profesionist atëherë pse është i lirë. Sepse Suhareka është një komunë e vogël dhe mendoj se duhej të merren masa dhe mbase dhe mund të parandalohej.

Gjithsesi këtë e tha dhe Prokurorja e rastit e cila e ndërlidhi dhe me një rast tjetër në Ferizaj pra komuna që kufizohej Suhareka duke presupozuar se mund të ketë një lidhje konkrete e cila do ta detyronte më pas çështjen të kalonte tek Prokuroria Speciale. Unë supozoj se mund të ketë grabitës dhe në këto vende megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të ketë operuar dhe në vend të tjera. Ajo që duhet thënë është se autoritetet kanë marrë vendimin për 'Unazën e çeliktë' një operacion policor që detyron secilën patrullë të gatshme të merret vetëm me rastin konkret.

Intervista:

 


 


 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco