Mjegull në aksin Korçë-Pogradec, probleme me qarkullimin

Mjegull në aksin Korçë-Pogradec, probleme me qarkullimin

08:17, 24/11/2023
A+ Aa A-

Mjegulla ka përfshirë mëngjesin e sotëm disa segmente të të aksit Korçë-Pogradec. Më e dendur ka qenë në segmentin Lumalas - Grabovicë duke sjellë probleme në qarkullim në orët e para të kësaj dite. Drejtuesit e mjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të ulët edhe për të shmangur aksidentet e mundshme.

Policia bën me dije se gjatë orëve me prani të mjegullës, nuk ka pasur probleme në lëvizjen e mjeteve dhe për rrjedhojë nuk është regjistruar asnjë aksident.

Gjatë kësaj periudhe ka patur herë pas here prani të mjegullës jo vetëm në aksin kryesor nacional Kapshticë-Qafë Thanë, por edhe në rrugët e fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës, si dhe në rrugët rurale të fushës së Maliqit dhe asaj të Devollit.

Dita e nesërme pritet të risjellë reshje dëbore pasi temperaturat, sipas sinoptikanëve do të shkojnë deri në - 8 grade celsius.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco