EMRI/ Kush është biznesmeni nga Durrësi që humbi jetën duke u hedhur nga pallati

EMRI/ Kush është biznesmeni nga Durrësi që humbi jetën duke u hedhur nga pallati

20:40, 23/11/2023
A+ Aa A-

Është zbuluar identiteti i 40-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht pasditen e kësaj të enjteje në Durrës.

Biznesmeni Ilir Myshketa, baba i dy fëmijëve, mësohet se ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 9-të i pallatit 12-katësh, ku vetë banonte në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Pas hedhjes, ai ka përfunduar në tarracën e katit të dytë, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e ngjarjes dhe motivet, që e kanë shtyrë viktimën drejt marrjes së jetës.

Burime konfirmojnë, se kjo është tragjedia e dytë në këtë familje, pasi kohë më parë edhe e motra ka ndërruar jetë në të njëjtën formë, duke kryer aktin e rëndë të vetëvrasjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco