Tjetër VIDEO nga sulmi i bandave në Suharekë/ Ja si u plagos polici

18:50, 23/11/2023
A+ Aa A-

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është plagosur të mërkurën e 22 nëntorit nga një grup grabitësish të maskuar dhe të armatosur në Komunën e Suharekës, ndërsa Albanian Post ka siguruar pamje të reja nga momenti i plagosjes së policit kosovar në përpjekje për të parandaluar rastin.

Në video shihet një person i armatosur duke shtënë me armë zjarri (AK-47) në drejtim të patrullës policore. Një prej zyrtarëve policorë ka mbetur i plagosur, por është jashtë rrezikut për jetë. Policia e Kosovës ka njoftuar se katër të dyshuarit janë ende në arrati dhe rasti është nën hetime.

Edhe në pamjet e xhiruara nga qytetarët në vendin e ngjarjes shihen tre grabitës brenda lokalit të argjendarisë duke kryer vjedhjen, ndërsa i katërti bënte rojë jasht lokalit. Në momentin kur patrullat policore arrijnë në vendngjarje, grabitësit kanë filluar të shtien në drejtim të zyrtarëve policorë.

Sindikata e Policisë së Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media të enjten, ka kërkuar nga organet e drejtësisë dënimin meritor ndaj personave që kanë sulmuar Policinë e Kosovës gjatë grabitjes së armatosur në një argjendari në Suharekë pasditen e së mërkurës./ albaniapost/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco