Arrestohet Rama, i dënuar me 10 vite burg

Arrestohet Rama, i dënuar me 10 vite burg

16:24, 23/11/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës bën të ditur se ka vënë në pranga 65-vjeçarin Musa Rama, i cili rezulton i dënuar me 10 vite burg për veprat penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’, ‘Mashtrimi’ dhe ‘Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vulave’.

‘Si rezultat i kontrolleve, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim, për disa vepra penale.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, kanë intensifikuar kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Sundimi i ligjit’, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve në kërkim për vepra të ndryshme penale.    

Si rezultat i kontrolleve, në rrugën ‘Arkitekt Kasemi’, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi:

Musa Rama, 65 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burgim, për veprat penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’, ‘Mashtrimi’ dhe ‘Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vulave’, njofton policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco