VIDEO-SYRI TV/ U dhunua nga hajdutët, flet i zoti i banesës: Më goditën në kokë, por nuk vodhën gjë

17:25, 16/11/2023
A+ Aa A-

Pronari i banesës, 54- vjecari Sokol Bajgora, i cili u dhunua gjatë natës nga disa hajdutë në shtëpinë e tij në fshatin Baltëz të Fierit, nga ambientet e spitalit rajonal, ku ndodhet për të marrë ndihmë mjekësore, ka treguar tmerrin e përjetuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ai ka treguar për tre personat e armatosur, dhe me maska të cilët kishin hyrë në banesën e tij për të vjedhur.

‘Ndodhesha i vetëm në shtëpi,- tregon 54-vjecari, - kur tre persona hynë me forcë në banesë dhe ushtruan dhunë, por që nuk arritën të vidhnin gjë. Mungesa e energjisë elektrike e bëri situatën edhe më të vështirë, - tregon Bajgora, - teksa me tytën e armës tre personat e armatosur më godisnin pa pushim në pjesën e kokës’,

Bajgora ndodhet në spitalin rajonal të Fierit, ku dëmtimet më të mëdha i ka marrë në fytyrë.

Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me këtë ngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autoreve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco